Baza "Jug" në Bujanoc qendër e stërvitjeve për rajonin, Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen
Lokale

Baza "Jug" në Bujanoc qendër e stërvitjeve për rajonin, Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen

08.Nov.2014 13:37
0
Në bazën "Jug" të Bujanocit prej 17 deri 28 nëntor, do të mbahet stërvitja taktike multinacionale "Ujku Platin 15".

Në këto stërvitje përveç njësisë së Ushtrisë së Serbisë, do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e pesë vendeve Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Rumanisë, marinca e Komandës Evropiane të SHBA-së,  si dhe pjesëtarët e Xhandarmerisë së MPB-së të Serbisë.

Siç është thënë në Ministrinë e Mbrojtjes, stërvitja taktike në bazën “Jug”, afër Bujanocit, me 250 pjesëmarrës do të mbahet sipas skenarit të përdorimit të njësive në operacionet multinacionale, shkruan beta.

Stërvitja është vazhdimësi e “Ujkut Platin 14”, e cila do të mbahet në bazën “Jug” në qershor dhe “Luani platin 14”, e cila është mbajtur në poligonin e Novo Sellës në Bullgari.

Pjesëtarët e forcave të armatosura të Shqipërisë nuk janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në stërvitjet e theksuara./Titulli.com/

 

Stankoviq i drejtohet Musliut se referendumi dhe të "ashtuquajturit" veteranë të UÇPMB-së, retorikë e papranueshme për Beogradin
Mustafa nervozon serbët: Ramën e presim si kryeministrin tonë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration